Shkëmbim zjarri me forcat RENEA, vlonjati i rrezikshëm sillet me urgjencë në Tiranë

Njw ngjarje e rwndw ndodhi ditwn e sotme nw Vlorw ku plasi një shkëmbim zjarri mes forcave RENEA dhe 47-vjeçarit Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm të Vlorës.

Pasi policia shkoi ta arrestonte në vendin ku fshihej ai hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, por mbeti vetë i plagosur.

Jonuzi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ai është sjellë me makinë të blinduar, i shoqëruar nga Policia e Vlorës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.


Shtuar 18.01.2020 16:12