Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, vodhën edhe vilën e presidentit të ekipit të njohur

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me grabitje, Katalonia.

Anëtarët e grupit kriminal lëviznin prej andej për në Galicia për të vjedhur në shtëpi luksoze që ishin zgjedhur më parë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se grupi ka nisur veprimtarinë kriminale nga janari i këtij viti, veçanërisht në jug të provincës së Pontevedra, konkretisht në Vigo, Nigrán, Ponteareas dhe Redondela.

Ish-presidenti i Deportivo, Tino Fernández, pronar i kompanisë së këshillimit Altia, është një nga viktimat e bandës në provincën e A Coruña dhe dje mori bizhuteritë që ishin vjedhur prej tij dhe që u gjetën në Katalonia.

Operacioni “Scarpia” mbetet i hapur në pritje të arrestimeve të mëtejshme.

Anëtarët e bandës janë të moshës 20-25 vjeç dhe përdornin automjete të nivelit të lartë për të vepruar një herë në çdo dy javë, me një mesatare prej tre deri në pesë grabitje nëpër shtëpitë e njerëzve të pasur.

Mediat spanjolle nuk japin detaje të tjera për numrin e të arrestuarve apo identitetin e tyre.


Shtuar 26.06.2020 19:53