Shkatërrohet banda e të miturëve në Greqi: 21 nga 24 pjestarë janë shqiptarë

Një bandë me të mitur është goditur dhe shkatërruar në Greqi.

Sipas mediave të huaja, në pranga kanë rënë 26 persona, prej tyre 22 të huaj dhe 4 shtetas grekë.

Mësohet se të paktën 21 anëtarë të kësaj bande janë nga Shqipëria dhe vepronin kryesisht në sheshin Syntagma, sheshin e Popullit, Thissio dhe pjesë të tjera qendrore të qytetit.

Si i kryenin grabitjet:

Fillimisht, ata mblodheshin në grupe në pjesë të ndryshme qendrore të Athinës, ku në shumë raste synonin grabitjen e të miturve. Pastaj disa nga anëtarët e grupit, duke përdorur dhunë u morën viktimave celularët, paratë dhe sendet e tjera që posedonin.

Anëtarët e tjerë të grupit lëviznin nëpër kryeqytet si “duhanpirës” për të parë oficerët e policisë dhe për të shmangur arrestimin.

Hetimet:

Policia po heton përfshirjen e anëtarëve të bandës në një numër grabitjesh, ndërsa deri më tani të paktën tetë raste janë identifikuar, të cilat ndodhën gjatë muajit të fundit.

Përveç kësaj, hetimi përcaktoi përfshirjen e dy prej të arrestuarve për trafik droge. Për të çmontuar bandën, një operacion policor u krye të hënën në sheshin Syntagma dhe sheshin Laou.


Shtuar 30.09.2020 16:14