Reshje shiu në të gjithë vendin, mos harroni çadrën

Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu. Mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat veriore dhe qendrore duke gjeneruar reshje shiu. Nata rikthen sërish kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, po ashtu gjithë Rajoni i Mesdheut mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa Europa Qendrore vijon në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat, reshjet e dendura të shiut e dëborës shoqëruar me stuhi ere mbizotërojnë në këtë rajon.


Shtuar 12.02.2020 07:17