Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vazhdon me apelin për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.
Këtë herë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka treguar disa rregulla që duhet ndjekur për një sezon turistik sa më të sigurtë.
Këtu mund të përmendim:
-Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
-Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi zik jo më pak se 1.5 meter.
-Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
-Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
-Kujdes me përdorimn e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenën.
-Hapësira midis ndjenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër disatancë.
-Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.
Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua edhe rekordi i zi për Shqipërinë, pasi ishte hera e parë që numri i të infektuarve shkoi në 90 gjatë 24 orëve të fundit.
