Shifra të frikshme! Kaq të infektuar të rinj me COVID-19 janë zbuluar 24 orët e fundit

117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4880.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 49-vjeçar , një 54 vjeçar dhe një 58 vjeçar pa sëmundje shoqëruese, dhe një 66 vjeçar, një 58 vjeçar dhe një 76 vjeçar, me sëmundje shoqëruese, të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 19 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë : 63 raste në Tiranë, 10 raste në Durrës, 8 në Fier, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 683 persona, prej të cilëve janë:

– 4880 të infektuar,

– 146 viktima;

– 2682 të shëruar,

– 1943 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 korrik sipas qarqeve është:

Tiranë, 1056 pacientë aktivë,
Durrës, 220 pacientë aktiv,
Shkodër, 203 pacientë aktivë,
Vlorë, 100 pacientë aktivë,
Fier, 58 pacientë aktivë,
Lezhë, 84 pacientë aktivë,
Korçë, 69 pacientë aktivë,
Kukës, 37 pacientë aktivë,
Elbasan, 48 pacientë aktivë,
Berat, 31 pacientë aktivë;
Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
Dibër, 18 pacientë aktiv.


Shtuar 27.07.2020 14:12