Ka shkuar në 1.850.527 numri i rasteve pozitive ndaj Covid 19, teksa Universiteti Johns Hopkins raporton 114,245 humbje jetësh.
Kina është në alarm pasi rastet ditore janë shtuar ku dhe është raportuar numri më i lartë në më shumë se pesë javë, konkretisht 108 raste të reja të koronavirusit të dielën, nga 99 ditë një ditë më parë dhe 46 raportuara të premten.
Të lidhura
None found
Ndërkohë numri i të vdekurve nga pandemia është ngadalësuar në Spanjë, ku dhe prej sot pritet të hapen disa sektorë të ekonomisë.
Italia, Franca dhe SH.B.A. kanë parë të gjithë një rënie në vdekjet e Covid-19 në 24 orët e kaluara, me Italinëë – kombi Evropian më i pikëlluar – duke raportuar numrin e tij më të ulët në më shumë se tre javë.
Më shumë se gjysma e popullsisë së planetit po qëndron në shtëpi si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe tani ka vrarë mjëra jetë dhe ka shkatërruar ekonominë botërore./albeu.com
