Shifra shpresëdhënëse nga Itali: Bien ndjeshëm viktimat dhe të prekurit nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 177 raste të reja, ndërsa 88 pacientë kanë humbur jetën.

Numri i viktimave nga pandemia e koroanvirusit ka arritur deri më sot në 33 mijë e 689, ndërsa të infektuarit në 234 mijë e 013.

Lajm i mirë është edhe shërimi i 5 mijë e 503 pacientëve në vetëm 24 orë. Por mbi 300 të tjerë vijojnë të jenë në terapi intensive.

Ndërkaq, në 3 qershor Qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE-së.


Shtuar 4.06.2020 17:05