Sherr në Lezhë: I riu dërgohet në spital me fraktura në trup

Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhes.

Raportohet se për pasojë, njëri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë ne Spitalin Rajonal të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person në polici.

I lënduari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, ka fraktura të shumta në trup dhe dyshohet të jenë përdorur mjete të forta në sherr.


Shtuar 4.04.2020 18:53