Sherr masiv në Elbasan, të rinjtë rrihen me shkopinj e leva mes qytetit

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjve në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore (shkopinj,&leva) ne afersi te rrethrrotullimit të 1 majit në Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri tjetrin përballë Hotel Skampa-s, për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme. Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda.

Paraprakisht behet me dije se ne konflikt janë përfshirë 4 persona. /albeu.com/


Shtuar 18.09.2020 15:00