Shënohet rënie e numrit të viktimave në Itali, rritet numri i rasteve të reja

Italia ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë shënuar 55 viktima, 5 më pak se një ditë më parë. Kështu shkon në 33,530 numri total i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali.

Ndërkohë kemi një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, në krahasim me ditën e djeshme. Dje u shënuan vetëm 200 raste të reja, ndërsa sot numri është rritur në 318.

Ndërsa në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur janë 12 të vdekur, numri më i ulët që prej nisjes së pandemisë.

Italia regjistron për momentin rreth 40 mijë raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 408 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Më shumë se 6,4 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 378 mijë persona kanë humbur jetën.


Shtuar 2.06.2020 16:34