Shenjestër e OFL, kush është i forti i Durrësit që vrau mjekun me plumb në kokë

Ditën e sotme OFL u dërgoi formular të “fortëve” të Durrësit që të deklarojnë pasurinë.

Njëri prej tyre është Ali Lorja, i cili është dënuar me burg përjetë për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2009.

Në atë kohë Lorja vrau me plumb në kokë mjeku radiolog Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit.

“Ashtu si mbetën fëmijët e mi jetimë, ashtu le të mbeten edhe fëmijë e tu”, tha Lorja para se të shkrepte armën.

Ai doli nga spitali duke shkuar vetë në komisariat dhe pasi dorëzoi armën, tregoi edhe se si e kishte kryer krimin e rëndë.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje u bë vetëhelmimi i bashkëshortes së Lores, e cila punonte si infermiere në këtë spital.

Lorja dyshonte se ajo kishte lidhje të fshehtë me mjekun, duke e akuzuar atë për tradhti bashkëshortore.

Akuzat dhe presioni i vazhdueshëm i tij e shtyu 45-vjeçaren drejt vetëflijimit.


Shtuar 24.06.2020 12:03