IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar sot në Durrës pallatin 6 katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar.
Ai ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit të kaluar.
IKMT ka realizuar shembje të kontrolluar me eksploziv, ndërkohë që nga shpërthimi ka pasur dëme tek ndërtesat e tjera rrotull tij.
Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore.
Vrapimi i qytetarëve është ndalur nga policët, të cilët i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë jashtë zonës së rrethuar.
Specialistët hapën në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4.
Më herët IKMT ka njoftuar banorët e ndërtesave pranë tij që për arsye sigurie të largoheshin deri në shembjen e plotë të ndërtesës.
