Serbia e shqetësuar: Porti i Kosovës në Durrës krijon “Shqipërinë e Madhe”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë serbëve në rajon, në mënyrë që të ndalojnë formimin e Shqipërisë së Madhe.

Në një deklaratë zyrtare në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, me titull ‘Ministri Vulin: Atë që ju jepni Shiptars [shqiptarëve], ju nuk mund t’i ndaloni serbëve’, Ministri Vulin komentoi se vendimi në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për t’i dhënë Kosovës një port në Shqipëri arriti krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

Për këtë arsye, serbët në rajon duhet të bashkohen për të ndaluar këtë ‘katastrofë të madhe’.

Deklarata e ministrit vjen pasi qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshje për disa çështje të premten, në një nga takimet e tyre të rregullta.

Kryeministri Rama njoftoi se Kosova do të ketë një port në Durrës.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e një Shqipërie të Madhe’. Si çdo herë deri më tani, Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë,” vazhdoi Vulin.

Në deklaratën e tij zyrtare, Vulin i quajti shqiptaret “shiptar”, fjala denigruese e përdorur nga serbët përgjatë historisë ndaj shqiptarëve, përkundër “albanski”.

“‘Shiptars’ mund të bashkohen dhe mund të kapin territoret e njerëzve të tjerë, dhe serbët nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre, kështu që gënjeshtra përsëritet se ‘Shqipëria e Madhe’ është një Shqipëri e natyrshme, ndërsa serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen,” ai shtoi.


Shtuar 2.10.2020 20:21