Sekuestrohen 5 “bisha” luksoze në Berat, piketohen 30 objektet e radhës

Shumë personazhe të botës së krimit kanë marrë tashmë kërkesën 48-orëshe për justifikimin e pasurisë një sërë personazhesh të botës së krimit.

Ditën e sotme mësohet se 5 mjete luksoze janë sekuestruar nga OFl-ja në Berat, në sajë të aksionit për të goditur eksponentë të krimit, të ardhurave të të cilëve vijnë nga veprimtaritë kriminale.

Gjatë aksionit për transportimin e mjeteve të sekuestruara, policia e Beratit ka marrë të gjitha masat për lirimin e kalimit të eskortës së policisë me mjetet në të gjitha akset brenda qytetit të Beratit si dhe në aksin nacional Berat-Tiranë, ku janë vendosur forca të shumta policie në çdo rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se subjektet nën hetim, që iu janë sekuestruar këto mjete, janë objekt i Operacionit Forca e Ligjit, i cili u ka dërguar ditë më parë edhe shkresën për deklarimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve.

Po kështu, mësohet se Operacioni Forca e Ligjit ka piketuar për hetim në Berat rreth 30 subjekte, të cilëve do t’u dërgohet në ditët në vijim shkresa zyrtare për deklarimin e pasurisë, të cilën duhet ta plotësojnë e ta dorëzojnë brenda 48 orëve.


Shtuar 21.02.2020 11:35