Sekuestrohen 150 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen 6 persona mes tyre edhe një femër

Aksioni anti drogë i Policisë së Gjirokastrës i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka çuar në pranga disa persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar 150 kg kanabis në fshatin Vasjar të Tepelenës dhe disa persona janë arrestuar.

Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë per balkanweb se janë vënë në pranga autorët e dyshuar:

Ramiz Jahaj nga Vlora

Mikel Ziflaj nga Memaliaj

Leonidha Kociaj nga Mallakastra

Sefer Dukaj nga Vlora

Matjana Betaj nga Memaliaj

Ervin Saka nga Vlora

Policia vijon kontrollet dhe priten informacione zyrtare në vijim.


Shtuar 21.01.2020 07:17