Sazan Guri godet fuqishëm me perlën e radhës: Zeusi zbriti në Shqipëri dhe krijoi botën! (VIDEO)

Sazan Guri ka goditur sërish, dhe perla e kësaj radhe nuk ka të paguar!

Ambientalisti Sazan Guri i njohur për deklaratat e tij, sot ka zbuluar se si “Zeusi ka zbritur në Shqipëri dhe nga këtu ka krijuar mbarë botën”.

Këtë deklaratë të padëgjuar ndonjëherë, Sazan Guri e ka bërë gjatë një videoje të publikuar nga vetë ai në Facebook, sic edhe mund t’a dëgjoni në videon e bashkëngjitur lajmit.

“Sapo zbriti në tokë, ai krijoi të parët shqiptarët, pastaj me rradhë të gjitha popullsitë e tjera të botës” – thotë Sazani në videon e vet.

Në fund të videos, ai i bën thirrje Akademisë së Shkencave të Shqipërise dhe të Skënder Gjinushit, që të nxitojnë dhe ta publikojnë këtë zbulim, që të mos na e vjedhin të tjerët. /albeu.com/


Shtuar 11.07.2020 20:46