Sazan Guri i ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, u shpreh se ky virus është më shumë laboratorik, nuk ngjan me viruset e tjera.
Ndërsa aktori Neritan Liçaj tha se facebook-u i kryeministrit është bërë si çizmja e pijanecit në darkë.
Ndërkohë, Guri ndërhyri duke ngritur pyetjen se çfarë virusi është ky që një ditë të zë, një ditë jo.
Guri: Ky virus që u dërgua nga Franca në Wuhan, doli nga një laborator. Virusi është më shumë laboratorik. Virusi nuk ngjan me viruset e tjera. OBSH-së i doli nga kuadrati Suedia. Kryevirologu u bë kryeministër.
Ndërsa në Shqipëri dhanë vdekje sa duan. E gjithë shoqëria kaloi një situatë të ngjashme. Si mund të mbash mbyllur njerëzit, kur dielli, uji dhe natyra janë armiqtë e virusit?
Liçaj: Ne këtu kemi facebook-un e kryeministrit që është bërë si çizmja e pijanecit në darkë dhe me atë çizme flemë se na lë pa gjumë. A bëhen tampone dhe ekzaminime.
Pse duhet të dëgjoj OBSH-në kur kam një histori suksesi si Suedia? Por edhe ta dëgjojmë OBSH-në, kur ka thënë OBSH që duhet të shkelen të drejtat e njeriut? Të gjitha duhen thënë siç janë.
Guri: Ky gripi i tanishëm, u tha që nga ora 8-1 nuk të zë, pastaj të zë. Të hënën deri të premten nuk të zë dhe pastaj e shtunë e diel të zë. Çfarë gripi është ky, një ditë po një ditë jo?
Meçe: Shqipëria po thuaje është e çliruar nga Covid-10, por sipas konspiracionit të Sazan Gurit, po më vjen shumë mirë që Rama u është kundërvënë teorive të konspiracioneve.
Liçaj: Po ku merr vesh Rama nga konspiracionit mo?