Sara Hoxha tregon çfarë ndodh sa herë që Ledri pi ndonjë gotë më shumë!

Sara Hoxha ka treguar një sekret të vogël, tani që është në pritje të ëmbël!

Ajo ka publikuar një foto nga një darkë festive me partnerin Ledri, dhe me sa shohim, bukuroshja qëndron në timonin e makinës.

Sara ka treguar se kur Ledri pi ndonjë gotë më shumë, timonin e merr ajo vetë pasi tani që është në pritje të ëmbël nuk mund të pijë alkool.

E megjithatë Ledri nuk ngurron t’i bëjë një super foto partneres së tij që qëndron në timon me një fustan të ngushtë pas trupit.

Barku i saj i rrumbullakosur i shkon kaq shumë dhe nuri i shtatzënisë e ka bërë Sarën të duket një yll!

“Kur ai pi e ngas unë makinën, por ai sërish do të bëjë fotografi”, shkruan Sara në përshkrimin e fotos, shkruan iconstyle.

Ledri dhe Sara janë në pritje të një vajze dhe lajmin për gjininë e bënë me dije pak ditë më parë me një video të ëmbël në Instagram.


Shtuar 11.08.2020 19:17