Salianji rrezikon burgun, Basha i shkruan Yuri Kim

Partia Demokratike nuk ndalet të denoncojë vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, të dënuar në Itali.

Me anë të një letre zyrtare, Basha i ka shkruar Yuri Kim, ambasadores së SHBA duke denoncuar edhe gjyqin ndaj Salianjit, i cili rrezikon vendimin me burg për “Babalen”.

Basha thotë se PD-ja publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik.

“Pavarësisht këtyre zhvillimeve, nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.

Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”/albeu.com/


Shtuar 5.03.2020 20:23