I pranishëm në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar është edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij Berisha bëri thirrje për bashkim e rrëzim të qeverisë.
Ish kryeministri tha se as vetë socialistët nuk e duan Edi Rama, madje tregoi se një prej tyre ishte bërë pishman që e kishte votuar.
“T’ja djegim këmbët në tokë këtij pushteti. Duhet të bashkohemi të gjithë. Iu bëj thirrje qytetarëve tu japin përgjigjen e merituar. Kanë banditë, s’kanë familje, s’kanë asgjë dhe meritojnë çdo lloj ndëhskimi.
Ti identifikojnë dhe tu japin atë që meritojnë. Shqiptarët janë njerëzit më të pambrojtur në botë. Keni një polici me vrasës e banditë që iu shtyp në tokë.
Edhe socialistët thonë mu thaftë dora që votova për ty. Kështu më tha një socialist. Ne sduhet t’i lëmë të shkatërrojnë vendin, por duhet të jemi të vendosur t’i largojmë një orë e më parë”, tha Berisha.