Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, COVID-19 ka qënë në Shqipëri që në janar të këtij viti.
Sipas tij, nuk po veprohet siç duhet me pandeminë.
“Radiologu Renato Osmani ka prova, ka grafitë pulmonare dhe ka thënë se në janar pati infektime dhe vdiqën njerëz nga COVID-19, por Rama e refuzoi. Franca dhe Gjermania dhe çdo vend tjetër e kanë ndërmarrë këtë hetim, Rama e mbylli.
Edhe Italia thuhet se e ka pasur në janar, kurse Franca thotë se e ka pasur që në dhjetor”, u shpreh Berisha në studion e emisionit “Kjo Javë” në “Neës 24”.