Ditën e djeshme pritej të zhvillohej një seancë gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë Çela.
Por seanca nuk është zhvilluar pasi sipas burimeve nuk është njoftuar personalist, ish-ministri Tahiri, duke u shtyrë për një datë tjetër.
Vendimi i ditës së djeshme për hapjen e proceseve gjyqësore ka bërë që në sallën e gjyqit të mos lejohen mediat dhe publiku, çfarë është shqetësuese dhe hermetike për atë çfarë ndodh brenda dyerve.
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia tha për gazetarët se klienti i tij që prej nisjes së procesit ka kërkuar pafajësi ndërsa nuk preferon të komentojë gjërat teknikë që sipas tij justifikojnë kërkesën e tij.
“Nuk kanë shkaqe ligjore që të largohen. Jemi konsistent në qëndrimin tonë, ne kërkojmë pafajësi, nuk duam të hyjmë në procedurë.
Saimir Tahiri që nga momenti i parë që është vënë përballë vendimit të akuzës dhe deri në kalimin e çështjes në Apel ka kërkuar pandërprerë pafajësi”, tha Haxhia./albeu.com/