Vaksina e tuberkulozit thuhet se mund të kurojë koronavirusin, por vijojnë studimet për të vërtetuar efektin që ka tek pacientët e infektuar me sëmundjen Covid-19.
Kreu i OBSh në Tiranë, Raul Gonzales u shpreh se nuk ka ende prova që e vërtetojnë efektin mbrojtës të vaksinës së tuberkulozit tek pacientët me koronavirus.
Në një intervistë për Report Tv, Gonzales tha: “Ne kemi parë disa të dhëna që disa vende që janë të vaksinuara me tuberkuloz kanë më pak raste me Covid.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm, deri tani nuk kemi prova që të themi se vaksina e tuberkulozit ka efekt mbrojtës nga Covid-19. Mund të jetë, por na duhen disa studime që ende nuk janë bërë.”
Vaksina e tuberkulozit mban emrin Bacillus Calmette-Guerin thuhet se trajnon sistemin imunitar për të njohur dhe reaguar ndaj një sërë infeksionesh, përfshirë viruse, baktere dhe parazit