Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se opozita parlamentare është anashkaluar dhe kjo ka sjellë një tension të madh gjatë takimit.
Hajdari tha se ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave janë tashmë beteja që opozita ka në parlament sepse kanë votat.
“Anashkalimi i opozitës ka sjellë një tension të lartë dhe jemi në këtë pikë. E rëndësishme është që ne kemi shpallur si luftë në këtë komision ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave dhe tashmë beteja jonë është në parlament sepse ne kemi votat.
Partitë nuk duhet të kenë frikë nga ndryshimi i listave dhe ndryshime të tjera që do sillnin një përmirësim të demokracisë në vend”, tha Hajdari.
