“Është e trishtë që unë të ulem dhe të flas për gjëra që nuk kanë rëndësi…”
Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari ka braktisur papritur tryezën e Këshillit Politik.
Ajo është larguar dhe është shfaqur e irrituar pas takimit, që u duk se do të mbyllej me sukses. Hajdari tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik.
“E shikoj që është e pamundur që të flitet për ndryshimet që i duan shqiptarët.
Është e trishtë që unë të ulem dhe të flas për gjëra që nuk kanë rëndësi.
Qytetarët presin më shumë nga ne dhe nuk presin të flasim për tenderat e identifkimit biometrik”, tha Hajdari.
