“Nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme.”
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se nuk do të ketë një mbyllje tjetër të vendit, për shkak të situatës nga koronavirusi.
Në një intervistë për emisionin “Pa Protokoll”, Rama tha se duhet të mësohemi me normalitetin e ri, deri kur të dalë vaksina.
“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty.
Kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme.
Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”, tha ai.