Rrëzimi i bujshëm i OFL-së nga SPAK, Lleshaj: Nuk kemi dështuar!

Pas lajmit se SPAK rrëzon OFL-ne, pasi 1 në 3 sekuestrime rezultojne në kundërshtim me ligjin, vjen edhe reafimi i ministrit te Brendshem, Sander Lleshaj.

Nga Hani i Hotit ku ishte kete paradite per inspektim, ministri nuk e quajti kete gje nje deshtim, pasi sipas tij, rastet e kthyera mbrapsht nga SPAK jane kthyer per rivleresim.lleshaj

“Edhe rastet ku mund te kete diçka per t’u diskutuar mund te kthehen sepse ne nuk jemi per te bere gjueti shtrigash neper Shqiperi. Brezit te ri dhe gjithe shoqerise duhet t’i japim mesazhe qe krimi do te goditet dhe nuk do te kete vend”- tha Lleshaj.

Sipas tij, pavaresisht se “SPAK i kthen per arsye te ndryshme, paplotesim i ndonje dokumenti, çeshtjet vazhdojne dhe do te perballen me gjykaten. Ka edhe raste qe mund t’i kene bere jo permes krimit dhe shume mire qe kthehen mbrapsht nese nuk e meritojne”-theksoi ai.

Reagimi i Lleshajt vjen pas lajmit se SPAK i kërkoi Policisë së Shtetit kthimin e 15 pasurive të paluajtshme dhe të 33 automjeteve që ka sekuestruar OFL në kushtet e emergjencës, pasi janë bërë në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ nr.1.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka vendosur që t’i kthehet pasaporta që iu bllokua më 22 prill një qytetari nga Lezha, pasi edhe në këtë rast, bllokimi 6-mujor i dokumentit të identifikimit, me qëllim moslejimin e daljes jashtë shteti, është vlerësuar si i paligjshëm. Në rrethanat kur nga 148 pasuri të dërguara në SPAK për vlerësim sekuestro, 48 konsiderohen të paligjshme, rezulton se 1 në 3 sekuestrime nga OFL-ja janë bërë në kundërshtim me aktin normativ, shkruan panorama.

“Aktualisht, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që Gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke përgatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

VENDIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të aktit normativ nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri në datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri.spak

Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte). Gjithashtu, në një rast është dërguar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës, e vendosur në kushte emergjente për një shtetase.

“Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë: Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri, nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.OFL policia

Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ nr.1, datë 31.012020, dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit. Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesave të Policisë së Shtetit për vendosje sekuestroje për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete.

Në lidhje me rastin e bllokimit të pasaportës është vendosur kthimi i saj, pasi bllokimi ishte bërë në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ nr.1, datë 31.012020”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK-ut.


Shtuar 6.06.2020 09:16