Rrëshqet dheu te “Uji i ftohtë”, pema zë poshtë dy makina

Një rrëshqitje dheu ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë.

Bëhet me dije, se një masiv dheu bashkë me një pemë kanë zënë poshtë disa automjete, nga ku një furgon dhe një automjet janë dëmtuar.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por aksidenti ka krijuar trafik në qarkullimin e makinave të tjera.


Shtuar 12.08.2020 17:20