Gjykata ka liruar sot nga burgu shtetasin Bajram Hajri, i cili është një nga të akuzuarit për rrëmbimin e Jan Prengës.
Gjykata ka vendosur t’i ndërrojë masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Bajram Hajri, babai i Altin Hajrit u arrestua 2 javë pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga në Kamëz.