Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Hajdarit, ironizon Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sërish rrëfimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e Azem Hajdarit, 22 vite nga ngjarja e ndodhur pranë godinës së vjetër të Partisë Demokratike.

Hoxha e cilëson Berishën Bosin e bosëve duke përmendur trafikantin italian Toto Rina. Gazetari ironizon duke thënë se kishte përshtypjen se bosi i bosëve nuk mund t’i tradhëtojë kurrë bashkëpunëtorët e tij.

“Mbrëmë pashë “Bosin e Bosëve”, Toto Rina, të rrëfehej si “I penduari” mafias, Tomazo Busheta… Kisha përshtypjen, që “Bosi i Bosëve” nuk mund t’i tradhëtoj kurrë bashkëpunetoret e tij…”, shkruan Artan Hoxha.

Në një tjetër shkrim në rrjetet sociale Artan Hoxha iu referua Berishës në rrëfimin e një nate më parë duke vënë në dukje se ai arriti të anashkalojë disa pyetje duke u treguar i kujdesshëm që ato që do thoshte të mos përdoreshin kundër tij në gjykatë.


Shtuar 29.09.2020 07:47