Rrëfimi befasues i shqiptarit që punon si zhigolo: Kalova natën me zonjën, më dha 500 euro

Një rrëfim i pazakontë është bërë në studion Shqipëria Live po nga një shqiptar që punon si zhigolo. Ilir Pjetërnikaj në një lidhje live për emisionin tregoi eksperiencën e tij si i i tillë në Itali. Tashmë 42 vjeç, ai thotë se ka vite që e ushtron si profesion dhe me rrëfimin e sotëm në studio, ai thotë se për herë të parë do e marrin vesh familjarët e tij.

“Që i vogël nisa jetën si emigrant në fillim kam punuar si pjatalarës, ndërkohë që bëra shkollën e hotelerisë. Kur kam punuar si kamarier më tha dikur një kliente që ti më pëlqen do më pëlqente të kaloja natën me ty. Nëse pranon më tha unë do të paguaja. Kundrejt një pagesë do rrimë bashkë, atëherë mu duk e padëgjuar u habita, e kisha parë këtë gjë vetëm në filma.

Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më paguajti 500 euro. Thashë për për një natë 500 euro, uau po unë s’bëra gjë fare. Kështu e mendova që të punoja si kamarier deri në 12 orë apo kështu ku fitova 500 euro pa u lodhur fare. Fillimet e para ishin të vështira se thoja do më paragjykojnë , nuk e dinte askush atëherë.

Dhe as tani, por tani nuk më tremb reagimi i tyre dhe tani me këtë intervistë familjarët po e marrin vesh. Ata jetojnë tanimë në Tiranë, në Europë ky si profesion është i legalizuar”, tregoi ai në studion e Shqipërisë Live. Ai tha se ndër klientët e tij ka pasur dhe njerëz nga bota e spektaklit. /tch


Shtuar 24.06.2020 12:16