Rivaliteti për një vajzë, shqiptari plagos me thikë grekun

Një shqiptar dhe një grek janë konflikuar në Greqi për shkak të rivaliteti për një vajzë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur plazhin Paleochora në Chania, ku një shqiptar plagosi me thikë të riun grek.

Shtetasi grek ndodhej në plazh me miqtë e tij, por duket se shikimi për një vajzë i çoi ata drejt sherrit.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur goditi të riun grek me thikë në pjesën e barkut dhe më pas u largua, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë mjekësore.

Policia helenë filloi kërkimet për gjetjen e shqiptarit, ndaj të cilit u ngrit akuza për plagosje dhe përdorim të armëve. Materialet iu dorëzuan prokurorisë të Chanias për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.09.2020 09:33