Siç edhe pritej, Arben Ahmetaj sërish ministër nuk mund të kalonte pa asnjë ndikim në qeveri.
Rikthimi i tij në kabinetin qeveritar ka bërë që të ndryhsojë mënyra sesi ministrat qëndrojnë ulur në Parlament.
Kryeministri Rama ka spostuar 8 ministra nga vendet e tyre të zakonshme.
Rama ka mbajtur në rreshtin e parë zv.kryeministrin Erion Braçe, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministren e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu.
Po ashtu edhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministren e Financave, Anila Denaj, ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Ndërkohë qëmë poshtë, ku rrinin specialistët e Kuvendit, kanë përfunduar, Blendi Çuçi i Bujqësisë, Elva Margariti e Kulturës, Eduard Shalsi i sipërmarrjes, Besa Shahini e Arsimit, Pandeli Majko i Diasporës, Blendi Klosi i Turizmit dhe Arben Ahmetaj, i rikthyer me dikasterin e Rindërtimit.