Rikthehet COVID-19 në Itali, gati 1000 persona pozitiv në 24 orët e fundit

Sipas Emergjencave Civile, nga 72 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, ne Itali, 947 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shifër që për herë të fundit ishte regjistruar më 14 maj.

Ndërkohë numri i vdekjeve është shtuar me 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rikthyer sërish shqetësimi në rajonin e Lombardisë, e cila vetëm gjatë ditës së fundit regjistroi 174 raste të reja, pas saj vjen Lazio me 137 dhe Veneto me 116.


Shtuar 21.08.2020 17:58