Rikthehen vranësirat, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen sot pasdite dhe nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të shtunën mund të kemi reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 15ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga -1ºC në 07ºC.


Shtuar 23.01.2020 07:11