Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje herë pas here në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 18ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 08ºC


Shtuar 15.03.2020 07:45