Rezultojnë pozitiv dy efektivë të “Shqiponjave” dhe shoferi i drejtorit të Policisë

Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në qytetin e Elbasanit janë infektuar me koronavirus si edhe shoferi i drejtorit të Policisë.

DVP Elbasan ka vendosur që efektivet e tjerë të skuadrës Shqiponja te patrullojnë me motorrë dhe jo me fugon.

Ditën e djeshme në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë konfirmuar edhe dy efektivë të tjerë të infektuar me koronavirus.

Të gjithë të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Shtuar 27.08.2020 10:49