Reshjet dhe vranësirat pushtojnë vendin, çadrën me vete kur të dilni për pazar

Moti me vranësira dhe reshje shiu do të mbizotërojë edhe në orët e paraditës.

Por, sipas Meteoalb, gjatë pasdites dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, duke bërë që në mbrëmje pjesa më e madhe e territorit të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.


Shtuar 23.04.2020 06:08