Ndërkohë që RENEA ka blinduar aksin Elbasan-Librazhd për të kapur autorin e atentatit ndaj Bujar Celes, një makinë në shpejtësi i ka sfiduar forcat e Rendit.
Nuk raportohet se në cilin drejtim i ka ikur policisë mjeti, ndërkohë që pas ngjarjes RENEA ka rrethuar zonën, nën dyshimin se mund të kenë qenë kontigjent kriminal, pse jo edhe ndonjë nga autorët e shpallur në kërkim.
Pasditen e sotme në Elbasan ishte edhe kupola e policisë së shtetit me Ardi Veliun në krye, që ishte mjaft i ashpër me drejtuesit e policisë së Elbasanit, pas krimit të radhës.
Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm me katër plumba jashtë një lokali, kur po pinte kafen.
Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.