Efektivë të shumtë policie si dhe forca të RENEA-s dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në Dukagjin.
Në këtë zonë janë zbuluar parcela me kanabis të cilat janë asgjesuar.
Po ashtu është zbuluar dhe një barakë brenda të cilës kishte rroba e sende të personave që kujdeseshin për rritjen e bimëve narkotike, por nuk janë gjetur persona. Bimë narkotike janë zbuluar dhe asgjesuar edhe në zonën e Krujës.
Grupet e policisë vijojnë kontrollet për zbulimin dhe asgjesimin e parcelave me kanabis.
Pritet njoftimi i policisë lidhur me operacionin.
