Ditën e sotme janë konfirmuar 11 raste të reja nga koronavirusi në vend, një prej të cilëve në Fier.
Abcnews.al raporton se rasti i ri është një nga familjaret e nënpunëses së DAR, e cila u konfirmua pozitive ditën e djeshme.
Kjo është një vatër e re e infeksionit në Fier, ndërsa janë duke u bërë verifikime për të tjera kontakte.
Nga të dhënat e deri tanishme pavarësisht se është bërë hetimi ende nuk dihet se nga e ka marrë koronavirusin, nuk dinë të thonë se kanë pasur kontakte me persona të infektuar apo me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit.
Pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19 me 23 të infektuar.