Rëndohet gjendja, dy viktima në 24 orë

Situata në spitalin Infektiv është rënduar. Dy pacientë kanë humbur jetën nga kornavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Minisria e Shëndetësisë konfirmon se dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.


Shtuar 27.06.2020 08:37