Rekord! E pranon vetë Berisha: Rama më ka paditur në gjykatë 13 herë!

Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha 13 herë.

Nga studio e emisionit “Opinion” ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka 13 padi nga kryeministri Rama ndaj tij për shpifje.

“Dje e mora vesh që kishte 13 padi kundër meje nga Rama.

Asnjë padi ndër vite derisa futi në dorë drejtësinë.

Këto dy vitet e vettingut, ka depozituar 13 padi për shpifje.

Një nga këto shpifje është kjo. Një qytetar, më shkruan se në “Neë York, bleu 23 mijë dollarë këmisha. Ja ku është mesazhi”, tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar 23.01.2020 22:18