Në kirurgjinë e Qendrës Spitalore Universitare është realizuar një ndërhyrje e rrallë.
Në një postim në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu bën me dije se mjekët kanë operuar në zemër një fëmijë të sapolindur.
Operacioni i vështirë bëhet në siptalet më të zhvilluara të botes dhe është mjaft i delikat.
“Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në #QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!
Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë”, shkruan Manastirliu.