Reagimi epik i Sabianit kur vajza i thotë që do të bëj foto nudo: U bëfsh lëmsh! (FOTO LAJM)

“Nuk kam bërë foto nudo, do bëj në vazhdim, kam qejf për një set…”

Këngëtari i njohur me emrin artistik Sabiani dhe vajza e tij Keisi Medini, kanë gjithashtu edhe një marrëdhënie shumë të ngushtë shoqërore, mes tyre.

Raportin e veçantë babë e bijë, veç anës artistike, e tregojnë sa herë shfaqen së bashku.

Sabiani megjithatë mbeti jo pak i befasuar, kur mësoi përgjigjen nëse vajza e tij do bënte foto nudo.

Të ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Keisi u pyet nëse ka bërë foto e zhveshur.

“Nuk kam bërë foto nudo, do bëj në vazhdim, kam qejf për një set,”- tha Keisi.

Në fakt ajo ka puiblikuar disa foto gjysmë-nudo deri tani.

Por në atë moment, Sabiani reagoi duke thënë: “Çfarë do bësh ti që u bëfsh lëmsh, do bëj thotë?!”


Shtuar 22.06.2020 16:41