Ramës nuk po i ikën vetëm rinia por edhe ish-ministrja, do të punojë në Francë

Ish-ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar fushtaës elektorale të kandidatit të partisë “LaREM” në Francë.

Ka qenë vetë kandidati i “La République en Marche”, Nicolas Gourin i cili ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkuar edhe Haritor.

“Jam i lumtur të njoftoj që Milena Harito, ish Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike në Shqipëri i është bashkuar ekipit tim për zgjedhjet bashkiake!

Përvoja e saj do të jetë e paçmueshme në rinovimin e shërbimeve tona publike dhe administratave tona në Gentilly!”- shkruan Gourin.


Shtuar 14.02.2020 22:49