Ramën se tund asgjë: Nuk e kam lexuar raportin e BE por ligji anti-shpifje do të kalojë!

“Paketa-antishpifje kusht për hapjen e negociatave? Nuk kam lexuar progres raportin. Di të them se ai ligj do ta kalojë sa kohë të jetë përfunduar në tërë reflektimin e Komsionit të Venecias…”

Në një pronocim për mediat, kryeministri Edi Rama pohoi se progres raporti është një pasqyrë e realitetit.

Në një komunikim për gazetarët, ai u shpreh se nuk e ka lexua raportin dhe nesër do të takojë eurokomisionerin.

Rama: Ndoshta s’keni faj se i vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë o lajme shumë të vjetra, ose burime të thara informacioni. Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet.

Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë ato kodet dixhitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut.

Pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë. Ata që do të jenë të interesuar, do të mund të hyjnë për të bërë investim.

Ndërkohë përgatisim hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar PS në parlament.

I keni përzgjedhur kandidaturat që do të votohen të premten? Rama: Nuk do flas sot për atë që do ndodhe të premten, se deri atëherë ka shumë kohë përpara.

Do jetë Bushati në këtë listë?

Rama: Faleminderit.

Progres raporti i BE-së: Më vjen mirë që progres raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqet t’i vënë çdo ditë përpara ata që flasin në emër të Europës.

Ashtu sikundër më vjen mirë që edhe deklarata e BE-së në lidhje me reformën zgjedhore ishte krejt ndryshe nga ajo që u tha duke parashikuar re të zeza për Shqipërinë duke hedhur një re e tym që ta kapë kush ta kapë dhe të çoroditet kush ka për t’u çoroditur.

Paketa-antishpifje kusht për hapjen e negociatave? Nuk kam lexuar progres raportin. Di të them se ai ligj do ta kalojë sa kohë të jetë përfunduar në tërë reflektimin e Komsionit të Venecias.


Shtuar 6.10.2020 16:54