Gjatë një komunikimi në Facebook kryeministri ka treguar dy bashkitë sipas tij problematike, që i kishte më merak.
Rama tha se bashkitë janë ajo e Dibrës dhe Pogradecit, me asnjë të infektuar deri sot.
Për Pogradecin, Rama ka kërkuar kujdes me të riatdhesuarit nga Maqedonia dhe ka kërkuar një listë për punonjësit sezonalë në Greqi, ndërsa premtoi se së shpejti do të shkonte vetë në Dibër për të inspektuar punimet e një ure.
“Me shumë gjasë do vij, se ka përfunduar ura dhe do vij ta shoh vetë. Atë që tha ministri kudo që ta keni të mundur me mediat lokale. Hapja nuk do të thotë shyqyr që u pamë”,- tha Kryeministri.