Rama u nxorri emrat në shtyllë për COVID-19, Budina hedh foto me fëmijët: Jemi si kokrra e mollës!

“Jemi si kokrra e mollës…”

Regjisori Robert Budina ka reaguar për herë të parë që pas përhapjes së lajmit se ai dhe vëllai i tij janë prekur nga koronavirusi.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetësore. Jemi si kokrra e mollës, me temperaturë 36.3 të tre.

Meqënëse insistuan të na bëjnë testin, shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njëjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina në Facebook.


Shtuar 19.06.2020 17:17